Petkoviq për arrestimin e tre policëve kosovarë: Ata u penguan të kryenin një krim të rrezikshëm

Petkoviq për arrestimin e tre policëve kosovarë: Ata u penguan të kryenin një krim të rrezikshëm

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një konferencë të mbajtur për media në Serbi, ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për krijim të krizave vetëm me qëllim që të shkaktojë konflikte.

Petkoviqi ka thënë të mërkurën se qëllimi i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova.

“Ai krijon kriza për ta detyruar popullin serb të veprojë në mënyrë të tepruar. Ideja e politikës së tij është Kosova e pastër etnikisht dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, raportoi agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Duke folur për tre policët kosovarë të cilët Serbia pretendon se u arrestuan brenda territorit të saj, ndërsa Policia e Kosovës thotë se janë kidnapuar, Petkoviqi ka thënë se hetimet do të përcaktojnë se “cili ishte plani i tyre”.

“Ata u penguan të kryenin një krim të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Related Articles