Drejtori i Zyrës së vetëashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka komentuar takimet e të dërguarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak me liderët politikë të Kosovës.
Petkoviq tha se mesazhet e dhëna në këto takime tregojnë një mungesë të vërtet për një qasje të ndershme dhe konstruktive ndaj dialogut me Serbinë.
“Realiteti është krejtësisht ndryshe, Prishtina po refuzon ta formojë Asociacionin e Komunave me shumice serbe, dhe ajo nuk është transparent në lidhje me personat e zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Petkoviç.
Ai madje thekson se Serbia është i përkushtuar ndaj dialogut dhe procesit të normalizimit të marrëdhënieve por, sipas tij dialogu nuk duhet trajtuar si monolog i njërës palë që shantazhon në tryezën e bisedimeve.
“Në vend që të gënjej, do të ishte më mirë që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe të ndalojë refuzimin e bisedimeve me ekipin negociator serb, siç ishte rasti në gjashtë muajt e kaluar”, përfundoi Petkoviç.
Sipas Petkoviç, Kosova gjithashtu refuzon të zbatojë marrëveshjet në fushën e energjisë, e cila tash po gjeneron krizë energjetike në Kosovë.