Pezullohet Liga Unike në basketboll

Pezullohet Liga Unike në basketboll

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot ka njoftuar që ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për meshkuj, teksa do të vazhdojë ajo e konkurrencës së femrave.

Në njoftim thuhet se arsyeja e pezullimit është tërheqja e dy ekipeve nga Shqipëria; Tiranës dhe Teutës, njofton Klankosova.tv.

“Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftim.

“Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.
Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj”.

“Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”.

Related Articles