Pioli: Është turp i madh që nuk e fituam ndeshjen ndaj Romës, ia vështirësuam punët vetes

Pioli: Është turp i madh që nuk e fituam ndeshjen ndaj Romës, ia vështirësuam punët vetes

Skuadra e Milanit barazoi me Romën 2-2 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Serie A.

Milani ishte duke fituar ndaj Romës me rezultatin 2-0 me golat e Kalulu dhe Pobegas, por në 10 minutat e fundit Roma u shfaq në skenë dhe barazoi gjithçka me Ibanez dhe Abraham.

Pas ndeshjes foli trajneri i Milanit, Pioli i cili theksoi se është turp i madh që skuadra e tij s’e fitoi këtë duel.

Për zëvendësimet: “Doja të shtoja energji të freskëta. Doja gjithashtu të rrisja centimetrat e ekipit. Të mos fitosh një ndeshje të luajtur kaq mirë është një turp i vërtetë.”

Për atë që do t’i thotë skuadrës: “Që duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, por edhe që ndeshjet të mbarojnë në minutën e 95-të. Kishim futur njerëz për të ngritur skuadrën, por kishim nevojë për më shumë vëmendje. Është e vështirë të flasim për ekipin tani, ka zhgënjim. Ne e vështirësuam jetën tonë.”

Për renditjen: “Ne nuk po e shikojmë atë. Ne po shikojmë vetëm paraqitjet tona, por e dimë se për të luftuar për Scudetton duhet të fitojmë shumë ndeshje”, përfundoi ai.

Related Articles