Mbrojtësi Gerard Pique ka bërë të ditur se do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter” të enjten, Pique ka thënë se të shtunën do të luajë ndeshjen e tij të fundit në “Camp Nou”, në të cilën Barcelona përballet me Almerian.
Në videon e publikuar, ai ka bërë të ditur se pasi iu bashka Barcelonës para 25 vjetësh, ka ardhur koha që të thotë lamtumirë.
Po ashtu, fjalët e tij janë interpretuar sikurse Pique do t’i thotë lamtumirë futbollit, pasi ka siguruar se nuk do të luajë për ndonjë ekip tjetër. 35-vjeçari është zhvilluar si futbollist në akademinë “La Masia” të Barcelonës, përpara se të largohet në vitin 2004 nga të rinjtë drejt Manchester Unitedit.
Megjithatë, ai u rikthye te Barcelona në vitin 2008 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.
Këtë edicion, minutazhi i tij ka qenë e limituar pasi ai ka regjistruar nëntë ndeshje në të gjitha garat për Barçën.
Culers, us he de dir una cosa. pic.twitter.com/k3V919pm1T— Gerard Piqué (@3gerardpique) November 3, 2022