Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kompania B1 e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer me sukses trajnimin “lufta në qendrat e banuara”.
Mehaj thotë se ky trajnim është njëra nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit.
“Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtareve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit”.
“Gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës. Trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të “kordon-kërkimit” dhe “pastrimit të dhomave” ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale”, ka shkruar Mehaj në Facebook.