Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të shtunën të ngjiten në Kilimanxharo.
Ajo është maja më e lartë në kontinentin Afrikan me lartësi prej 5 mijë e 895 metrash.
FSK-ja ka njoftuar se pjesë e kësaj ekspedite që ka filluar me 16 shkurt, janë katër pjesëtarë të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim, të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët së bashku me Klubin ‘Alpin Prishtina’ kanë arritur të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese.
“Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e dëshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë”, thuhet në njoftimin për media.