Një pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e moshës 37-vjeçare, ka tentuar t’i jap fund jetës dje duke konsumuar preparate kimike.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pasditen e djeshme në një shëtitore të fshatit Gadime në Lipjam , kur një koleg i saj e njoftoi familjen dhe Policinë, me ç’rast në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe autoambulanca.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se motivi që dyshohet se e ka shtyrë viktimën për të tentuar t’i jap fund jetës është dhuna psikike që bashkëshorti dyshohet se ka ushtruar ndaj saj.
Pas mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale si “Vrasje në tentativë” dhe “Dhunë në familje”, në mënyrë që të zbardhen në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.