Një plagosje aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjilan.
Konkretisht, në fshatin Pasjak-Novobërd në një poligon të gjuajtjes.
I plagosur ka mbetur një polic derisa dorasi është një i mitur.
Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në komunën e Gjilanit, Ismet Hashani.
Rasti aktualisht është duke u hetuar.
“Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne poligonin e gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë. Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një prerson që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtëjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani për Enigmën.