Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga dy pasagjerë të panjohur, thekson Policia në raportin 24-orësh, raporton Gazeta Enigma.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:34, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjendet në arrati.

“ ‘Vrasje në tentativë dhe Armë mbajtje pa leje’. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raport.

Related Articles