Një 27-vjeçar është plagosur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, raporton Gazeta Enigma.
“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Vepra është cilësuar se “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.