Një grua është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokal nate në Topliçan të Suharekës, shkruan Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore te 6 persona të tjera.
“Të dyshuarit janë larguarnga vendi I ngjarjes menjëherë. Patrulla policore sapo e ka marr informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë”.
Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.