Sot rreth orër 13:00 një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”. /Gazeta Enigma/