Plagoset një person në Prishtinë

Sot rreth orës 12:00, një person është plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Enigma.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pas plagosjes viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Tashmë rasti po hetohet nga njësitet relevante.

Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles