Policia e Kosovës njofton për një tentim vrasje në Prishtinë.
Në bazë të raportit të Policisë thuhet se viktima kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, i cili kishte gjuajtur nga një veturë pa targa.
Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.