Plagoset rëndë një person nga një mjet shpërthyes në Gjakovë

Plagoset rëndë një person nga një mjet shpërthyes në Gjakovë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull, kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Related Articles