Mbyllet sezoni në Superligën e Kosovës, Feronikeli 74 mbetet në barazh, shpëton Gjilani

Mbyllet sezoni në Superligën e Kosovës, Feronikeli 74 mbetet në barazh, shpëton Gjilani

Me xhiron e 36-të sot është përmbyllur sezoni i rregullt në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni, Ballkani e mundi Prishtinën në shtëpi me rezultat 2:1.

Edvin Kuc dhe Armend Thaqi shënuan për vendasit, kurse Hasan Hyseni shënoi për kryeqytetasit.

Me këtë fitore, Ballkani e mbyll sezonin me 78 pikë në vendin e parë dhe do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Prishtina e mbyll sezonin në pozitën e pestë me 49 pikë gjithsej.

Llapi e mbylli një sezon mjaft të mirë me fitore bindëse 1:5 në udhëtim ndaj Lirisë.

Llapjanët pozicionohen në vendin e dytë me 71 pikë dhe do të garojnë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Drita e përfundoi sezonin me një barazim 1:1 ndaj Malishevës. Hazrollaj shënoi për mysafirët, kurse Besnik Krasniqi për gjilanasit nga penalltia.

Drita është në vendin e tretë në renditje me 67 pikë dhe do të luajë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

E Malisheva si e katërta me 57 pikë do të garojë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Fitorja në fundin e takimit ndaj Dukagjinit 2:4 ka bërë që Gjilani t’i shpëtojë barazhit dhe ta sigurojë mbijetesën.

E njëjtë nuk ndodhi edhe me Feronikelin 74. Përkundër fitores bindëse 0:3 ndaj Fushë Kosovës, ekipi i drejtuar nga Shefki Kuqi mbetet në vendin e tretë dhe do ta luajë ndeshjen e barazhit me fituesin e takimit mes Dinamos së Ferizajt dhe Prishtinës së Re.

Në dy vendet e fundit në tabelë janë Fushë Kosova dhe Liria, që edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

E në Superligë këtë sezon janë inkuadruar Ferizaj dhe Suhareka.

Related Articles