Konfirmohet lajmi i Enigmës, Haxhimusa transferohet te Ferizaj

Konfirmohet lajmi i Enigmës, Haxhimusa transferohet te Ferizaj

FC Ferizaj edhe zyrtarisht e ka transferuar sulmuesin Betim Haxhimusa nga skuadra e Dritës.

Haxhimusa iu ka bashkuar Dritës si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën gjilanase.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 28 maj se Haxhimusa kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Ferizajt.

“Tifozët i duan golat, dhe klubi përforcohet edhe më shumë në repartin ofanziv! Ne kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa”, thuhet në njoftimin e Ferizajt. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles