Podujevë, arrestohen dy të mitur pasi e prishën rendin dhe qetësinë

Podujevë, arrestohen dy të mitur pasi e prishën rendin dhe qetësinë

Dy persona të mitur janë shoqëruar në polici për prishjen e rendit dhe qetësisë në Podujevë, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Enigma se këtyre dy të miturve iu janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, të njëjtit janë liruar pasi u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti.

Gazeta Enigma mëson se dy personat e arrestuar janë nxënës të cilët kanë marrë pesë në protestën e maturantëve në Podujevë, për shkak të vonesës së organizimit të ekskursionit në Shqipëri.

Related Articles