Podujevë: Bastisje, policia gjen armë, municion e drogë

Podujevë: Bastisje, policia gjen armë, municion e drogë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi të një të dyshuari në Podujevë gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një pistoletë, dy thika dhe një brisk,  katër karikatorë, dy fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë dhe dy mulli për bluarje,

I dyshuari, sipas të dhënave të organeve të drejtësisë kishte urdhërarrest aktiv, por që i njëjti gjatë aksionit policor, kishte arritur të largohej.

“Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili kishte urdhër-arrest aktiv, (por kishte arritur të largohet) gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles