Podujevë: LDK-ja me dy kryetarë dege (VIDEO)

Podujevë: LDK-ja me dy kryetarë dege (VIDEO)

Edhe pse kompetencat ia hoqi partia, Agim Veliu po vazhdon të punojë si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Në këtë cilësi ai madje udhëtoi në Gjermani, ku nënshkroi marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit me kryetarin e CDU-së në Velbert.

Kur njoftoi për këtë në Facebook, u kujdes që postimin ta shohin sa më shumë njerëz, duke e sponsorizuar shpërndarjen e tij.

Veliu thotë se ai udhëheq me LDK-në në Podujevë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

I emëruari në këtë pozitë nga partia, Ekrem Hyseni, thotë se ai është shefi e jo Veliu.

Në LDK deklarojnë se qëndron në fuqi vendimi i marrë në qershor të vitit të kaluar, për emërimin e Hysenit në pozitën e të parit të degës në Podujevë./Gazeta Enigma/

Related Articles