Zyrtarë policorë të rendit janë vendosur në stacionet policore në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan si zëvendësim pas largimit të zyrtarëve policor nga komuniteti serb.
Informacionet që posedon KALLXO.com tregojnë se zyrtarët policorë u janë përgjigjur detyrave policore për të vazhduar punën në stacionet policore në Veri të Kosovës.
Pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, për shkak të refuzimit dhe rezistencës për të lëshuar fletëqortime për pronarët e veturave me targa ilegale serbe, zyrtarët serbë nëpër institucionet e Kosovës kanë ofruar dorëheqjet e tyre.