Një aksident ka ndodhur të dielen në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Në këtë aksident ka qenë një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka shkaktuar aksident në fshatin Samadraxhë, e ka goditur një person me veturën e tij private” – tha ai.
Gashi shtoi se viktima ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendren Klinike dhe Universitare për trajtim.
Ai theksoi se polici është suspenduar për 48 orë.
“Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendren Klinike dhe Universitare” – shtoi Gashi.
“Polici është suspenduar për 48 orë. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut”.