Polici Kryeziu për rastin “Banjska”: Jam lënduar gjatë tërheqjes së rreshterit Bunjaku

Polici Kryeziu për rastin “Banjska”: Jam lënduar gjatë tërheqjes së rreshterit Bunjaku

Të mërkurën polici Mirsad Kryeziu ka nisur dëshminë për rastin “Banjska”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në sallë tashmë janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zvecanit, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

KryeziU ka treguar se ka marrë dëmtime gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku.

“Gjatë sulmit të datës 23-24 shtator dëmtimet e mija kanë qenë gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku, për shkak të sulmeve që janë bërë nga grupi që ne jemi sulmuar në atë kohë. Më saktësisht lëndimet qe kam pas kanë qenë në gjunjë dhe normalisht traumat psikologjike siç janë gjatë breshërive të armëve dhe sulmeve të ndryshme”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati.

Related Articles