Policia: Arrestohet hajni i biçikletave dhe skuterëve elektrik në Mitrovicë

Policia: Arrestohet hajni i biçikletave dhe skuterëve elektrik në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e biçikletave dhe skuterëve elektrik, raporton Gazeta “Enigma”.

“Arrestohet një person i dyshuar për kryerjen e disa rasteve te veprave penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda. Policia ne Mitrovicë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë””, thuhet në njoftimin e tyre.

Policia përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka bërë të ditur këto vepra penale janë kryer nga data 14 prilli deri më 1 maj të këtij viti.

“Arrestimi i të dyshuarit, është bërë pas një pune intensive të hetuesve mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në periudhën kohore mes datave 17.04.2025 deri me 01.05.2025 në Mitrovicë, ka kryer veprat penale ,,Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin kryesisht biçikleta dhe skuter elektrik”, njofton Policia.

Tutje ata kanë theksuar se “një numër i provave materiale janë konfiskuar dhe pas procedurave u janë kthyer pronarëve legjitim kurse për raste të tjera hetimet janë duke vazhduar për vendndodhjen e provave materiale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles