Policia ka njoftuar se katër burra janë arrestuar në Istog, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete, raporton Gazeta Enigma.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka thënë se ka gjetur dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika.
“ Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar-rrahur mes vete ku dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.