Policia arreston një maqedonas, i kishte marrë para kosovarit duke e mashtruar se do t’a dërgonte në Evropë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me shtetësi maqedonase në pikë kalimin kufitar në Merdarë, i cili ishte në kërkim nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

Bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se më 8 prill nga një person tjetër kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do t’i mundësonte udhëtimin në një shtet të Evropës.

“Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore”.

Related Articles