Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për rastin e vdekjes së 26 vjeçares dje në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma/