Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb gjatë festës së Vidovdanit, e cila po shënohet në Gazimestan, në afërsi të Obiliqit.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit, megjithësë policia më herët hoqi disa flamuj serb dhe bluza provokuese.
Në Gazimestan janë mbledhur disa qindra serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të shënuar festën.
Kisha Ortodokse Serbe e ka shënuar këtë festë, si “përkujtimin e vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389”.
Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e kësaj feste, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të KFOR-it italian. /Gazeta Enigma