Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Gjakovë.
Kjo pasi ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri një burrë.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Gazeta Enigma.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Enigma