Policia e Kosovës njofton se është arrestuar personi që dyshohet se ka dhunuar të miturën nga Graqanica.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar të miturën viktimën femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.