Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në raportin 24 orësh thuhet se një kamion dhe një veturë me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.
Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një grua (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.