Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb për përfshirje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në veri të Mitrovicës.
Arrestimi i tij u bë në një pikë të kontrollit në Bistricë. I dyshuari ka inicialet L.D.
“I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë të jugut dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, thanë nga policia në Mitrovicë për Gazetën Enigma.
Sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it u bënë majin e vitit të kaluar, kur banorët serbë atje protestonin kundër kryetarëve shqiptarë që morën detyrat në katër komunat veriore të banuar me shumicë serbe.
Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan rëndë nga sulmet, ndërkohë që njërit pjesëtar hungarez iu amputua këmba shkaku i lëndimeve. /Gazeta Enigma