Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në mediat serbe, të cilat pretendonin se pjesëtarët e saj të armatosur kishin kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.
Policia ka hedhur poshtë këto akuza, duke sqaruar se këto informacione janë të pavërteta dhe se operacionet e saj janë gjithmonë të koordinuara dhe në përputhje me ligjin, shkruan Gazeta Enigma.
Organet e rendit të Kosovës e quan të pavërtetë këtë lajm dhe se njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk qëndron.
“Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun”, thuhet në reagimin e policisë./GazeraEnigma/