Njësia Speciale e Kosovës, e ka filluar intervenimin për t’i shpërndarë protestuesit në komunën e Zubin Potokut.
Fillimisht, u has në rezistencë, por policia shumë shpejt ka depërtuar në hyrje të objektit, duke e shpërndarë turmën.
Policia e ka thyer derën e komunës e cila ishte e blinduar nga protestuesit.
Sipas ekipit të RTV Dukagjinit, që po qëndron atje, ka disa protestues që janë lënduar. Aty është edhe autoambulanca e cila e ka dhënë ndihmën e parë.