Policia e Kosovës jep detaje për vjedhjen e armatosur në Termocentralin Kosova A

Policia e Kosovës jep detaje për vjedhjen e armatosur në Termocentralin Kosova A

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vjedhjen që ka ndodhur në Termocentralin Kosova A në Obiliq, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas Policisë së Kosovës derisa roja ka qenë te kabina e tij kanë ardhë dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtët nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur atë për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Nga aty të dyshuarit kanë vjedhur kabllo elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihet. Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer. Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles