Policia e Kosovës kap 18 shtetas të huaj ilegalë në autobusin Mitrovicë-Beograd

Policia e Kosovës kap 18 shtetas të huaj ilegalë në autobusin Mitrovicë-Beograd

Policia e Kosovës të hënën ka bërë të ditur se ka ndaluar në tentim kontrabandimi me migrantë te paligjshëm, afër pikëkalimit kufitar të Jarinjes, raporton Gazeta Enigma.

Në autobusin me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin tetë udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.

“Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:

-Pesë shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.

-Gjashtë shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.

-Shtatë shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje. Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës

Related Articles