Ka kaluar një vit prej se në Banjskë të Zveçanit ndodhi sulmi terrorist, i organizuar nga grupi që në krye kishte Milan Radoiçiq.
Sulm ky që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjakun.
E një vit më pas, policia e Kosovës e ka përkujtuar heroin e rënë në këtë ngjarje, përmes një video e cila tregon për jetën e tij.
Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur”, thuhet në videon e publikuar. /Gazeta Enigma