Policia e Kosovës ndërprenë punimet e rrugëve në “Luginën e Diellit” në veri

Policia e Kosovës ndërprenë punimet e rrugëve në “Luginën e Diellit” në veri

Policia e Kosovës ka ndërprerë punimet e rrugëve në lagjen “Lugina e Diellit”, në veri të vendit, pasi aty po punohej pa leje.

Lagjja “Lugina e Diellit” është investim i Qeverisë së Serbisë në komunën e Zveçanit, e nisur më 2016, dhe autoritetet e vendit në vazhdimësi e kanë konsideruar si “projekt ilegal”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 16 korrik 2021 pati thënë se “ndërtimi i Luginës së Diellit në veri është i paligjshëm”, pra është ndërtim pa leje.

“Ajo çka ka ndodhur në veri, me aq sa kemi ne informacion, i bie që as me planet urbane të Serbisë nuk është. Pra, zhvillimi në Luginën e Diellit konsiderohet si ndërtim pa leje sa u përket institucioneve të Republikës së Kosovës, por nuk ka asnjë informacion që ekziston çfarëdo leje ndërtimore, respektivisht çfarëdo lloj plani hapësinor, që është respektuar për ndërtimin e tij”.

“Prandaj, mund të themi se në tërësi është një veprim i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me cilindo ligji dhe është i financuar nga Republika e Serbisë”, ishte shprehur Aliu në seancën e Kuvendit të Kosovës më 16 korrik 2021.

Projekti “Lugina e Diellit”, ndonëse i konsideruar ilegal nga të gjitha qeveritë e deritanishme, ka vazhduar në heshtje ndërtimin dhe projekti është pothuajse në fund.

Related Articles