Policia e Kosovës nis planin operativ për kontrollin e ngasësve nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës nis planin operativ për kontrollin e ngasësve nën ndikim të alkoolit

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e  planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka filluar implementimi i planit për kontrollin e ngasësve që drejtojnë automjetet në ndikim të alkoolit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga njësiti i trafikut rajonal janë shqiptuar 166 gjoba, të ndryshme :

-ngasje nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba

-ngasje e automjetit të pa regjistruar 15 gjoba

-ngasje e automjetit pa patentë shofer 6 gjoba

-për tejkalim të shpejtësisë 75 gjoba, etj.

“Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë gjatë gjithë vitit në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”, tha policia.

Related Articles