Njësiti i hetimeve në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së dy personave të dyshuar, shkruan Enigma.
Në një komunikate për media ku janë bashkëngjitur edhe pamjet ku shihen edhe dy të dyshuarit, thuhet se ata kërkohen për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në komunikatën e Policisë.