Tony Blair bëhet me shtatore në Ferizaj, inaugurohet nesër

Tony Blair bëhet me shtatore në Ferizaj, inaugurohet nesër

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, tash e tutje do të ketë statujë në Ferizaj.

Ajo do të inaugurohet nesër.

Kjo statujë ka një vit po planifikohet dhe është e financuar nga banorët, bizneset e diaspora.

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se kur pritet të bëhet inaugurimi i kësaj shtatore.

“Nesër, me 12 qershor 2024 nga ora 14:00, sipas planit do të inaugurohet shtatorja e Tony Blairit, e para dhe e vetmja në Kosovë, në nderim dhe respekt për kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për Lirinë dhe Çlirimin e Kosovës dhe daljen e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Nga nesër krahas Presidentit Bill Clinton, do të përjetësohet me meritë në bronz edhe ish-Kryeministri i Kosovës Tony Blair.
Falenderojmë gjithë mbështetësit dhe donatorët e gjertanishëm dhe në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ish-kryeministri Blaiar, ka qëndruar në Kosovë në 25 vjetorin e çlirimit të vendit. /Gazeta Enigma

Related Articles