Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ndërkohë që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.
Me masat e reja është paraparë heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të punës për sektorin e gastronomisë.
Po ashtu si masë lehtësuese është edhe heqja e maskës kur lëviz i vetëm rrugës.