Qytetarët e konsiderojnë vendim të duhur lirimin e masave, kërkojnë kujdes të shtuar

Qytetarët e konsiderojnë vendim të duhur lirimin e masave, kërkojnë kujdes të shtuar

Me vendim të Qeverisë nga e hëna është hequr ora policore është zgjatur orari për gastronominë deri në ora 23:00, është lejuar lëvizja pa maska në ambiente të hapura dhe një varg lehtësira të tjera..

Qytetarët po e konsiderojnë vendim të duhur lirimin e masave nga Qeveria. Zeqir Dusha tha se masat janë marrë në kohën e duhur.

“Kanë bërë mirë që i kanë liruar masat për faktin që ka rënë edhe numri i të infektuarve. Sa rritet temperature do të bie numri i të infektuarve”.

“Dihet që grumbullimi nuk është i mirë. Sigurisht është pozitive për gastronominë dhe duhet të bëjnë biznesin e tyre. Nën kohën e duhur dhe nuk mund të zhvillohet biznesi papunë duhet të paguhen punëtorët”, shtoi Dusha.

Shqipe Malazogu theksoi se secili duhet të jetë i kujdesshëm dhe t’i respektojë masat.

“Qeveria pa e këqyr situatën nuk vendos dhe në bazë të situatës po vepron. Mendoj se janë të duhura masat”.

“Secili njeri varet sa ruhet sa është i kujdesshëm i pastron duart dhe rregullat që duhet zbatuar nuk besoj që ka me pas problem”, shtoi Malazogu.

Edhe Makfire Hasimi tha se edhe pse ka lirim të masave rregullat që janë përcaktuar nga ministria e Shëndetësisë, duhet të respektohen që mos të ketë rritje të numrit të rasteve.

“Të duhura janë dhe qeveria është duke shkuar rrugës së drejtë. Shkojnë me rregulla dhe nuk do të ketë rritje të numrit të rasteve”, tha Hasimi.

Related Articles