Faton Brahimaj po kërkohet nga Policia e Kosovës për vrasjen e djeshme të familjarit të tij Bashkim Brahimaj, gjatë ditës së djeshme në Novosellë të Pejës, ku dyshohet se ngjarja kishte ndodhur për çështje pronësore.
Gjithashtu policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty, duke treguar se janë gjetur armë të cilat edhe janë konfiskuar.
“Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, ka njoftuar policia.
Ndërsa, një ditë pas vrasjes policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për Faton Brahimin të lajmërohet në numrin 192, apo direkt në Drejtorinë Rajonale në Pejë.