Gjatë kontrollit në shtëpinë e një 70-vjeçari në Ferizaj me inicialet J.I., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje.
Armët ishin vendosur në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve.
Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme armësh dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:
– “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
– “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë zjarri apo në municion”
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Ferizaj për procedura intervistimi.