Policia gjen tetë armë në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Klinë (FOTO)

Policia gjen tetë armë në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Klinë (FOTO)

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tetë armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit A.N për vrasjen që ndodhi dje në Klinë.

Më urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Pejës janë bastisur katër shtëpi.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Dje rreth orës 16:40, policia është informuar për një rrahje që ka ndodhur në fshatin Pataqan të Klinës ku mbeti një i plagosur, i cili pas pak kohësh vdiq në Spitalin Rajonal të Pejës.

Related Articles