Një autobus me targa të Serbisë, i cili po udhëtonte nga Beogradi drejt Stokholmit përmes Berlinit, u rrokullis në një aksident të rëndë trafiku. 19 pasagjerë u plagosën.
Autobusi u përmbys në autostradën gjermane A13 midis Stack dhe Freivald, në drejtim të Berlinit.
Sipas policisë, dy shoferët e autobusit si dhe një pasagjer janë në gjendje më kritike. Ende nuk dihet me saktësi sesa pasagjerë ishin në autobus.
Policia gjithashtu deklaron se nëntë persona të plagosur rëndë u transportuan me helikopter në spitalet e Cottbusit dhe Berlinit.
#8ung #Vollsperrung
Die #A13 ist zwischen den Anschlussstellen #Freiwalde und #Staakow (LDS) vollgesperrt. Grund ist ein schwerer Verkehrsunfall mit einem Kleinbus & mehreren Verletzten. Der Verkehr wird an beiden Anschlussstellen abgeleitet.
Denken Sie an die #Rettungsgasse!— Polizei Brandenburg (@PolizeiBB) July 30, 2021
“Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, kanë mbërritur zjarrfikës me 22 automjete”.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys në përpjekje për t’u kthyer dhe parkuar.
Njerëz të kombësive të ndryshme ishin mes të plagosurve. Sipas policisë, ata vijnë nga Suedia, Serbia dhe Izraeli. Pasagjerët gjermano-turq ishin gjithashtu midis tyre.