Policia hap rast për nxitje të urrejtjes pas grafiteve nacionaliste në veri

Policia hap rast për nxitje të urrejtjes pas grafiteve nacionaliste në veri

Grafitë të reja, u panë në Mitrovicën Veriore të dielën. Kjo pasi edhe një herë, në muret e ndërtesave dikush la mbishkrime nacionaliste serbe.



Në to, me ngjyrat e flamurit serb, u shkrua “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”. E poshtë këtij shkrimi, u la edhe firma e autorit.

Autorët e këtyre grafiteve të fundit në Mitrovicën Veriore, dyshohet të jenë, organizata tashmë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës, e njohur si “Brigada e Veriut”.

Në lidhje me këtë, në Policinë e Kosovës thonë se është hapur rasti për nxitje të urrejtjes.

“Në lidhje me grafitet që janë bërë në komunat e Veriut të Kosovës. Policia e Kosovës ka hapur rast për nxitje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar”, 
ka thënë Veton Elshani.

Related Articles