Policia e Kosovës publikoi dje fotografinë e një të dyshuari, i kërkuar për veprën penale “sulm seksual”.
Po i njëjti dje është paraqitur në stacionin e policisë, pas publikimit të fotos.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma